1176 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve rishtazi është ulur me 522 krahasuar me një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11.2% e 10 528 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 3149 veta në 183 892. 179 persona të infektuar u shtruan në spitale. 77% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri total i pacientëve të shtruar u zvogëlua deri në 1953 veta. 214 persona të infektuar janë në repartet e terapisë intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh, 14 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 11 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. U shëruan 4301 veta. Të mërkurën u bënë 1907 vaksina.Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të..