Studentët nga diaspora do të kenë të drejtën të studiojnë në Bullgari sipas procedurës së përgjithshme
Ministria e Arsimit do të paraqesë propozime ligjore për të lehtësuar studentët ukrainas në Bullgari. Këtë e bëri të ditur Ministri Nikollaj Denkov para Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Ndryshimet do të zbatohen edhe për studentët e ardhshëm nga 6 vende të tjera me diasporë bullgare, si Maqedonia e Veriut. Problemi është se ata, si shtetas të huaj, nuk mund të përfitojnë nga mundësitë për t'u pranuar si studentë bullgarë, sipas rendit të përgjithshëm, shpjegoi Denkov. “Barazimi i të drejtave të studentëve kandidatë nga diaspora me bashkëmoshatarët e tyre bullgarë është i justifikuar sepse plotëson interesat kombëtare bullgare dhe nuk krijon privilegje të veçanta”, theksoi Ministri.
2000 vende janë shpallur këtë vit për studentët nga diaspora. 1000 janë për Ukrainën, njoftoi Denkov.Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më..