Studentët nga diaspora do të kenë të drejtën të studiojnë në Bullgari sipas procedurës së përgjithshme
Ministria e Arsimit do të paraqesë propozime ligjore për të lehtësuar studentët ukrainas në Bullgari. Këtë e bëri të ditur Ministri Nikollaj Denkov para Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Ndryshimet do të zbatohen edhe për studentët e ardhshëm nga 6 vende të tjera me diasporë bullgare, si Maqedonia e Veriut. Problemi është se ata, si shtetas të huaj, nuk mund të përfitojnë nga mundësitë për t'u pranuar si studentë bullgarë, sipas rendit të përgjithshëm, shpjegoi Denkov. “Barazimi i të drejtave të studentëve kandidatë nga diaspora me bashkëmoshatarët e tyre bullgarë është i justifikuar sepse plotëson interesat kombëtare bullgare dhe nuk krijon privilegje të veçanta”, theksoi Ministri.
2000 vende janë shpallur këtë vit për studentët nga diaspora. 1000 janë për Ukrainën, njoftoi Denkov.Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..