Inflacioni mesatar vjetor do të arrijë në 10.4 për qind në vitin 2022, sipas parashikimit makroekonomik pranveror të Ministrisë së Financave, me një pritshmëri prej 3.1 për qind në përcaktimin e buxhetit të shtetit. Karburantet e transportit do të rriten me 25.1 për qind. Nafta “Brent” do të ketë një çmim mesatar prej 100 dollarë për fuçi. Do të ketë një rritje serioze të çmimeve të ushqimeve, shërbimeve dhe produkteve joenergjetike. Me komplikime shtesë, inflacioni mbi 12 për qind është i mundur. Rreziku kryesor është zhvillimi i luftës në Ukrainë. Papunësia do të mbetet e ulët, por rritja ekonomike do të ngadalësohet në 2.6 për qind nga të priturit më parë 4.8 për qind.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..