Thellimi i dialogut parlamentar është premisa kryesore për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ky qëndrim i përbashkët u shpreh në takimin e Kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, i cili është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari. Ilir Meta i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe theksoi se kur marrëdhëniet në nivel parlamentar janë të mira, kjo ndikon në të gjitha fushat e bashkëpunimit të përbashkët. “Ne mbështesim Shqipërinë në procesin e saj të integrimit në BE dhe vlerësojmë përpjekjet e deritanishme të shtetit shqiptar në fushën e reformës në drejtësi”, tha Nikolla Minçev. Si një aspekt i rëndësishëm ai vuri në dukje edhe Ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në vitin 2017. “Ne kemi marrëdhënie të mira në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe në këtë drejtim Bullgaria ka dërguar një projekt-marrëveshje bashkëpunimi”, shtoi Minçev. Informacioni është i qendrës parlamentare të shtypit.
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..