Rusia shpalli persona non grata dy nëpunës të Ambasadës bullgare në Moskë si masë përgjegjse, njoftoi TASS, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse. “I dërguari i përhershëm i Republikës së Bullgarisë në Federatën Ruse, Nikollaj Trifonov, u ftua sot në Ministrinë e Jashtme ruse, ku iu dorëzua një notë në të cilën dy nëpunës të Ambasadës bullgare në Moskë shpallen persona non grata”, thuhet në deklaratë. Masa vjen si përgjigje ndaj “vendimit të pamotivuar të marrë nga Bullgaria në mars për të shpallur persona non grata dy diplomatë nga Ambasada ruse në Sofje”.
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..