Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 prillin

Pranvera po kthehet në të gjithë vendin

Foto: Radio Vidin

Ditën e marte temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3 gradë, në Sofje – afro minus 2. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas dite mbi rajonet lindore do të ketë shtime të përkohshme të reve, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat ditore do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 19 gradë, në kryeqytet do të jenë rreth 15 gradë.

Në malet do të mbahet mot me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë pas dite mbi masivet e Bullgarisë Lindore, por do të mbetet pa reshje. Do të fryjë erë e matur, në pjesët e larta dhe të hapura deri në erë të fortë veriperëndimore. Temperaturat maksimale në pushimoret në lartësi nga 1200 m do të jenë 9 gradë, në 2000 m deri në 2.

Të mërkurën nuk do të ketë reshje shiu dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Ministra i bënë thirrje kryetarit të bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, të rishikojë buxhetin e tij

Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas..

botuar më 25-05-14 1.01.MD

"Vëzrazhdane" kërkoi dorëheqjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova

Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të..

botuar më 25-05-14 12.39.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, e përcaktoi protestën e transportit publik si të drejtë

Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura,..

botuar më 25-05-14 11.31.PD