Sot në Luksemburg, në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, vendet anëtare rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha fushat - aftësitë mbrojtëse, ndihma sociale dhe humanitare, pritja e refugjatëve dhe të tjera. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska i siguroi të pranishmit në forum se Bullgaria vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën, pasi deri më tani vendi ynë ka pranuar mbi 70 mijë refugjatë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për vendin ukrainas. Sipas Gençovskës, koordinimi me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të forcohet. Ministrja jonë e Jashtme bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë "për izolim të mëtejshëm diplomatik të agresorit rus, si dhe për kundërshtim të fortë ndaj kërcënimeve hibride ruse". Ministrja Gençovska theksoi se pakoja e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të bëhet fakt në fund të majit, kur do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë në Bruksel.
Përveç agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, nismën e Portalit Global të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, si dhe situatën në Libi dhe Mali.
Në kuadër të Këshillit, Ministrja Gençovska realizoi takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe..