Sot në Luksemburg, në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, vendet anëtare rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha fushat - aftësitë mbrojtëse, ndihma sociale dhe humanitare, pritja e refugjatëve dhe të tjera. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska i siguroi të pranishmit në forum se Bullgaria vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën, pasi deri më tani vendi ynë ka pranuar mbi 70 mijë refugjatë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për vendin ukrainas. Sipas Gençovskës, koordinimi me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të forcohet. Ministrja jonë e Jashtme bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë "për izolim të mëtejshëm diplomatik të agresorit rus, si dhe për kundërshtim të fortë ndaj kërcënimeve hibride ruse". Ministrja Gençovska theksoi se pakoja e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të bëhet fakt në fund të majit, kur do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë në Bruksel.
Përveç agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, nismën e Portalit Global të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, si dhe situatën në Libi dhe Mali.
Në kuadër të Këshillit, Ministrja Gençovska realizoi takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e..
“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta..