Sot në Luksemburg, në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, vendet anëtare rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha fushat - aftësitë mbrojtëse, ndihma sociale dhe humanitare, pritja e refugjatëve dhe të tjera. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska i siguroi të pranishmit në forum se Bullgaria vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën, pasi deri më tani vendi ynë ka pranuar mbi 70 mijë refugjatë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për vendin ukrainas. Sipas Gençovskës, koordinimi me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të forcohet. Ministrja jonë e Jashtme bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë "për izolim të mëtejshëm diplomatik të agresorit rus, si dhe për kundërshtim të fortë ndaj kërcënimeve hibride ruse". Ministrja Gençovska theksoi se pakoja e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të bëhet fakt në fund të majit, kur do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë në Bruksel.
Përveç agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, nismën e Portalit Global të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, si dhe situatën në Libi dhe Mali.
Në kuadër të Këshillit, Ministrja Gençovska realizoi takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..