Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyri për 4 majin shqyrtimin e propozimit për lirim të parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, të bërë nga Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova, njoftoi BTA.
Arsyeja e shtyrjes janë parregullsitë, të cilat Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova duhet t'i zgjidhë brenda 7 ditëve. Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova sqaroi para mediave se propozimi i Ministrit të Drejtësisë në detyrë Janaki Stoillov nuk parashtron rrethanat specifike për cenimin e prestigjit të gjyqësorit. Para takimit, Ministrja Jordanova komentoi se Bullgaria më në fund duhet të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që respekton standardet e larta morale dhe mbron të drejtat e njerëzve pa i shkelur ato dhe nuk fshihet pas dhunës policore.”
Nga ana e vet, Ivan Geshev përsëriti se pretendimet e Ministres së Drejtësisë janë të pasakta dhe cenojnë prestigjin e gjyqësorit dhe në këtë mënyrë preknin çdo qytetar bullgar.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..