Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafiku në aeroportet bullgare po rimëkëmbet dalë-ngadalë

Aeroporti i Sofjes
Foto: arkiv

Lufta në Ukrainë dhe inflacioni në rritje nuk i kanë ndaluar njerëzit të udhëtojnë nëpër botë, përfshirë këtudhe  Bullgarinë.Është e mjaftueshme që njeriu të shëtisë nëpër qendrën e Sofjes, që të bindet në këtë. Të huaj, më tepër nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet e afërta ballkanike, përdorin fluturimet e lira, që të mund të shkojnë për një fundjavë deri në kryeqytetin bullgar. Dhe vendpushimet tona dimërore, të cilat sivjet po bëhen gati të mbyllin sezonin në prag të Pashkës, nuk ankohen nga mungesa e miqve nga jashtë. Një pjesë jo e vogël prej tyre mbërrijnë në Bullgari përmes Aeroportit të Sofjes.

Pavarësisht nga kjo dhe gjatë muajit të tretë të vitit 2022, trafiku ajror mbi vend është ende larg niveleve para pandemisënjoftojnë nga drejtoria e aeroportit. Trafiku i pasagjerëve në shërbimet e planifikuara ndërkombëtare është ulur me 31% krahasuar me muajin e tretë të vitit 2019, por  rritja në krahasim me vitin e kaluar është gati 260 mijë persona. Po vihet re dhe një rritje e lartë e pasagjerëve dhe fluturimeve të brendshme.Sipas të dhënave të aeroportit, ato janë me 77% më shumë në krahasim me muajin mars 2021.

“Lufta në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve të karburanteve, po prek të gjithë sektorin e aviacionit dhe po pengon rimëkëmbjen e shpejtë të trafikut. Presim që lehtësimi i masave kundër Covid të ketë efekt pozitiv në udhëtimet ajrore, por akoma jemi larg nga nivelet para pandemisë. Ekipi i Aeroportit të Sofjes punon për hapjen e fluturimeve të reja të rregullta dhe fluturimeve sezonale, disa nga të cilat tani janë një pjesë nga orari ynë i verës” - deklaroi Hesus Kabajero, drejtor ekzekutiv i aeroportit më të madh dhe të ngarkuar në Bullgari.

Hesus Kabajero

Ndërkohë aeroporti në qytetin Burgas njofton se gjatë muajit mars ka shërbyer 147% më shumë pasagjerë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistika është marramendëse në sfondin e fluturimeve të anuluara nga Rusia dhe Ukraina. Më shumë turistë në aeroportin e Burgasit kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe nga Bullgaria.

Aeroporti i Burgasit

Aeroporti i Varnës llogarit një shtim edhe më të madh prej 152% të udhëtarëve të shërbyer. Gjatë muajit mars kryeqyteti ynë detar është i vizituar prej 51 354 vetave në sfondin e vetëm 20 401 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Udhëtarët kanë qenë kryesisht nga Gjermania, Bullgaria, Britania e Madhe, Austria dhe Turqia.

Aeroporti i Varnës

Zhdukja e situatës emergjente lidhur me përhapjen e koronavirusit sugjeron një sezon premtues, por lufta në Ukrainë ngre shqetësime serioze në këtë sektor. Akoma nuk mund të ripohohet nëse gjatë vitit 2022 aeroportet tona do të arrijnë nivelet e vitit 2019 para pandemisë  por koncesionarët shpresojnë të evitojnë vështirësitë dhe të dalin në sipërfaqe.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, bgescc, varna.utre.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD