Lufta në Ukrainë dhe inflacioni në rritje nuk i kanë ndaluar njerëzit të udhëtojnë nëpër botë, përfshirë këtudhe Bullgarinë.Është e mjaftueshme që njeriu të shëtisë nëpër qendrën e Sofjes, që të bindet në këtë. Të huaj, më tepër nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet e afërta ballkanike, përdorin fluturimet e lira, që të mund të shkojnë për një fundjavë deri në kryeqytetin bullgar. Dhe vendpushimet tona dimërore, të cilat sivjet po bëhen gati të mbyllin sezonin në prag të Pashkës, nuk ankohen nga mungesa e miqve nga jashtë. Një pjesë jo e vogël prej tyre mbërrijnë në Bullgari përmes Aeroportit të Sofjes.
Pavarësisht nga kjo dhe gjatë muajit të tretë të vitit 2022, trafiku ajror mbi vend është ende larg niveleve para pandemisë, njoftojnë nga drejtoria e aeroportit. Trafiku i pasagjerëve në shërbimet e planifikuara ndërkombëtare është ulur me 31% krahasuar me muajin e tretë të vitit 2019, por rritja në krahasim me vitin e kaluar është gati 260 mijë persona. Po vihet re dhe një rritje e lartë e pasagjerëve dhe fluturimeve të brendshme.Sipas të dhënave të aeroportit, ato janë me 77% më shumë në krahasim me muajin mars 2021.
“Lufta në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve të karburanteve, po prek të gjithë sektorin e aviacionit dhe po pengon rimëkëmbjen e shpejtë të trafikut. Presim që lehtësimi i masave kundër Covid të ketë efekt pozitiv në udhëtimet ajrore, por akoma jemi larg nga nivelet para pandemisë. Ekipi i Aeroportit të Sofjes punon për hapjen e fluturimeve të reja të rregullta dhe fluturimeve sezonale, disa nga të cilat tani janë një pjesë nga orari ynë i verës” - deklaroi Hesus Kabajero, drejtor ekzekutiv i aeroportit më të madh dhe të ngarkuar në Bullgari.
Ndërkohë aeroporti në qytetin Burgas njofton se gjatë muajit mars ka shërbyer 147% më shumë pasagjerë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistika është marramendëse në sfondin e fluturimeve të anuluara nga Rusia dhe Ukraina. Më shumë turistë në aeroportin e Burgasit kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe nga Bullgaria.
Aeroporti i Varnës llogarit një shtim edhe më të madh prej 152% të udhëtarëve të shërbyer. Gjatë muajit mars kryeqyteti ynë detar është i vizituar prej 51 354 vetave në sfondin e vetëm 20 401 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Udhëtarët kanë qenë kryesisht nga Gjermania, Bullgaria, Britania e Madhe, Austria dhe Turqia.
Zhdukja e situatës emergjente lidhur me përhapjen e koronavirusit sugjeron një sezon premtues, por lufta në Ukrainë ngre shqetësime serioze në këtë sektor. Akoma nuk mund të ripohohet nëse gjatë vitit 2022 aeroportet tona do të arrijnë nivelet e vitit 2019 para pandemisë por koncesionarët shpresojnë të evitojnë vështirësitë dhe të dalin në sipërfaqe.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, bgescc, varna.utre.bg
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..