Një sondazh i Agjencisë “Alpha Research” evidenton një rënie të miratimit nga 35 për qind në 19 për qind dhe një rritje të mosmiratimit ndaj qeverisë nga 23 për qind në 48 për qind. Besimi te Kryeministri Kirill Petkov gjithashtu ra nga 39 për qind në 23 për qind, dhe mohimi - në 48 për qind.
Me 21.7 për qind të atyre që kanë vendosur të votojnë, GERB është forca e parë politike. Partia në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” shënon një rënie prej 6 për qind në 18.4 për qind mbështetje. BSP është e treta me 10.2 për qind.
Mobilizimi radikal i jep Partisë “Vëzrazhdane” 9.4 për qind. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ka mbështetjen e zakonshme nga 7.6 për qind. Koalicioni bashkëqeverisës, “Bullgaria Demokratike” u stabilizua në 6.7 për qind. Ka një rënie prej 2.1 për qind të raportuar te partia bashkëqeverisëse “Ka një popull të tillë” me një mbështetje prej 4.5 për qind.
Sondazhi u krye nga data 8 deri më 14 prill dhe u financua nga “Alpha Research”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..