Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në dy muaj besimi te qeveria ra në 19 për qind

Foto: alpharesearch.bg

Një sondazh i Agjencisë “Alpha Research” evidenton një rënie të miratimit nga 35 për qind në 19 për qind dhe një rritje të mosmiratimit ndaj qeverisë nga 23 për qind në 48 për qind. Besimi te Kryeministri Kirill Petkov gjithashtu ra nga 39 për qind në 23 për qind, dhe mohimi - në 48 për qind.

Me 21.7 për qind të atyre që kanë vendosur të votojnë, GERB është forca e parë politike. Partia në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” shënon një rënie prej 6 për qind në 18.4 për qind mbështetje. BSP është e treta me 10.2 për qind.

Mobilizimi radikal i jep Partisë “Vëzrazhdane” 9.4 për qind. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ka mbështetjen e zakonshme nga 7.6 për qind. Koalicioni bashkëqeverisës, “Bullgaria Demokratike” u stabilizua në 6.7 për qind. Ka një rënie prej 2.1 për qind të raportuar te partia bashkëqeverisëse “Ka një popull të tillë” me një mbështetje prej 4.5 për qind.

Sondazhi u krye nga data 8 deri më 14 prill dhe u financua nga “Alpha Research”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka sfida në marrëdhëniet bullgaro-kroate, konstatuan presidentët Rumen Radev dhe Zoran Millanoviç

Ditën e dytë të vizitës zyrtare të presidentit bullgar në Kroaci, Rumen Radev do të vizitojë Varrezën Ushtarake Bullgare në Vukovar. Aty janë të varrosur 1027 ushtarë bullgarë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë,..

botuar më 25-07-15 10.26.PD

Parashikimi i motit për 15 korrikun 2025

Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët. Të martën , vranësirat më të dukshme do të jenë mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa..

botuar më 25-07-14 7.35.MD
Aleksandër Kornezov

Aleksandër Kornezov u miratua si gjyqtari bullgar në Gjykatën e BE-së

Kandidatura e Bullgarisë për gjyqtar në Gjykatën e Bashkimit Evropian, doc. dr. Aleksandër Kornezov, u miratuar nga komiteti i BE-së i përbërë nga juristë të shquar, njofton lex.bg. Komiteti vlerëson kompetencën, përvojën profesionale, njohuritë..

botuar më 25-07-14 6.49.MD