Ndërtuesit e rrugëve bllokuan trafikun përpara parlamentit në protestën e tyre të dytë kombëtare për paratë e papaguara për riparime. Organizatore është Dhoma e Degës “Rrugët”, e cila përfshin 85 kompani. Në të njëjtën kohë, protestat dhe bllokimet e rrugëve nisën nga ora 11:00 në 27 vende në të gjithë vendin. Të pakënaqurit ngritën parulla – “Duam atë që na keni borxh – as më shumë, as më pak!”, “Industria e rrugëve është në prag të falimentimit” dhe “Çdo punë paguhet”.
“Ka tre muaj që kemi marrë vetëm paradhënie”, i tha BNR një punëtor protestues. - Nuk ka asnjë urdhër se si të punojmë. Ka shumë njerëz të çliruar nga puna. Kjo nuk durohet dot.”
Kemi edhe shumë para për të marrë. Tani çështja është as të largohesh, as të qëndrosh, thonë ndërtuesit e rrugëve.
Një tjetër protestues u ankua:
“Tani për tani jetojmë me rrogën e bashkëshortes sime. Nëse gruaja ime nuk punon, ne nuk mund të sigurojmë jetesën. Kemi muaj për të marrë."
Të gjithë janë kategorik se janë duke pritur për paratë e tyre:
“Kam të paktën 3000 leva për të marrë. Ne kemi studente, si t’i mbajmë. Nuk ka se si. Kemi ardhur këtu për të bërë para, por nuk mund t’i marrim."
“Po ngrijnë pagën minimale dhe deputetët rrisin çdo ditë pagat e tyre. A është normale kjo? Dhe ka inflacion, çdo gjë po rritet dhe pagat janë të ngrirë”, ankohen punëtorët.
Ndërkohë që deputetët po debatojnë nëse Agjencia e Infrastrukturës Rrugore duhet të paguajë paratë që u detyrohen kompanive, turma marshoi drejt Këshillit të Ministrave dhe u kthye prapë para parlamentit. Protestës në Sofje iu bashkuan edhe autoinstruktorë nga vendi, të cilët thanë se janë të pakënaqur me gjendjen e rrugëve, sinjalistikën dhe shenjat rrugore, gropat dhe karburantet e shtrenjta.
Përpilues: Ivo Ivanov
Anketa: Milla Mlladenova dhe Tanja Millusheva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNjë dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..