Ndërtuesit e rrugëve bllokuan trafikun përpara parlamentit në protestën e tyre të dytë kombëtare për paratë e papaguara për riparime. Organizatore është Dhoma e Degës “Rrugët”, e cila përfshin 85 kompani. Në të njëjtën kohë, protestat dhe bllokimet e rrugëve nisën nga ora 11:00 në 27 vende në të gjithë vendin. Të pakënaqurit ngritën parulla – “Duam atë që na keni borxh – as më shumë, as më pak!”, “Industria e rrugëve është në prag të falimentimit” dhe “Çdo punë paguhet”.
“Ka tre muaj që kemi marrë vetëm paradhënie”, i tha BNR një punëtor protestues. - Nuk ka asnjë urdhër se si të punojmë. Ka shumë njerëz të çliruar nga puna. Kjo nuk durohet dot.”
Kemi edhe shumë para për të marrë. Tani çështja është as të largohesh, as të qëndrosh, thonë ndërtuesit e rrugëve.
Një tjetër protestues u ankua:
“Tani për tani jetojmë me rrogën e bashkëshortes sime. Nëse gruaja ime nuk punon, ne nuk mund të sigurojmë jetesën. Kemi muaj për të marrë."
Të gjithë janë kategorik se janë duke pritur për paratë e tyre:
“Kam të paktën 3000 leva për të marrë. Ne kemi studente, si t’i mbajmë. Nuk ka se si. Kemi ardhur këtu për të bërë para, por nuk mund t’i marrim."
“Po ngrijnë pagën minimale dhe deputetët rrisin çdo ditë pagat e tyre. A është normale kjo? Dhe ka inflacion, çdo gjë po rritet dhe pagat janë të ngrirë”, ankohen punëtorët.
Ndërkohë që deputetët po debatojnë nëse Agjencia e Infrastrukturës Rrugore duhet të paguajë paratë që u detyrohen kompanive, turma marshoi drejt Këshillit të Ministrave dhe u kthye prapë para parlamentit. Protestës në Sofje iu bashkuan edhe autoinstruktorë nga vendi, të cilët thanë se janë të pakënaqur me gjendjen e rrugëve, sinjalistikën dhe shenjat rrugore, gropat dhe karburantet e shtrenjta.
Përpilues: Ivo Ivanov
Anketa: Milla Mlladenova dhe Tanja Millusheva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaAktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik..