Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina pret nga vendi ynë armë dhe mbështetje për anëtarësimin në BE

Foto: BGNES

Autoritetet në Kiev do të kërkojnë armë nga delegacioni bullgar, i cili do të arrijë nesër në kryeqytetin ukrainas. Këtë e bëri të ditur në një videomesazh zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishina para forumit “BE takon Ballkanin”. Ajo shtoi se vendi i saj pret të marrë mbështetjen tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Ministrja jonë e Jashtme Teodora Gençovska tha se Bullgaria shpreson që Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

"Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka garanci se rendi ndërkombëtar do të ruhet," tha Teodora Gençovska gjatë forumit. Sipas saj, lufta dhe mizoria ndaj popullsisë ukrainase janë një përpjekje për të kufizuar me forcë të drejtën e një shteti të pavarur për të përcaktuar të ardhmen e tij.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD