Autoritetet në Kiev do të kërkojnë armë nga delegacioni bullgar, i cili do të arrijë nesër në kryeqytetin ukrainas. Këtë e bëri të ditur në një videomesazh zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishina para forumit “BE takon Ballkanin”. Ajo shtoi se vendi i saj pret të marrë mbështetjen tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Ministrja jonë e Jashtme Teodora Gençovska tha se Bullgaria shpreson që Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.
"Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka garanci se rendi ndërkombëtar do të ruhet," tha Teodora Gençovska gjatë forumit. Sipas saj, lufta dhe mizoria ndaj popullsisë ukrainase janë një përpjekje për të kufizuar me forcë të drejtën e një shteti të pavarur për të përcaktuar të ardhmen e tij.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..