Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia ndalon furnizimin me gaz për Bullgarinë

Lena Borisllavova
Foto: BGNES

Monopolisti rus Gazprom Eksport njoftoi se pezullon furnizimin me gaz natyror për në Bullgari nga 27 prilli. Pala bullgare ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj dhe ka bërë të gjitha pagesat e kërkuara në kuadrin e marrëveshjes, bëri të ditur Bulgargaz. Kompania beson se skema e propozuar e pagesës rrezikon dhënien e parave kundrejt mungesës së furnizimeve nga pala ruse.

Nuk ka arsye për t'u shqetësuar, komentoi për BNR shefja e kabinetit të Kirill Petkovit - Lena Borisllavova. Qeveria bullgare prej muajsh është gati për një skenar të tillë dhe nuk do të vendosë kufizime për konsumatorët. "Ka furnizime alternative të siguruara dhe nuk ka arsye për panik," siguroi Borisllavova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Karadimov

Dy herë më shumë specialistë të IT-së certifikojnë pajisjet e votimit me makinë për zgjedhjet

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70 procedura paraprake, 36 persona u arrestuan, njoftoi në një konferencë ministri i punëve të brendshme..

botuar më 24-10-18 3.42.MD

Njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për mirëmbajtje vjetore

Në orët e para të 19 tetorit 2024, njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”do të mbyllet për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore, e cila pritet të zgjasë deri në fund të nëntorit. Gjatë kohës së ndërprerjes, do të kryhet puna e..

botuar më 24-10-18 2.43.MD

Bullgaria, Turqia dhe Rumania nënshkruan një letër për veprimet e përbashkëta të mbrojtjes

Një letër synimi që mbulon aktivitetet ushtarake midis Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë u nënshkrua në Bruksel nga ministrat e mbrojtjes të tri vendeve, njofton BTA, duke cituar Anadolu Ajansı. Ministri Atanas Zaprjanov dhe kolegët e tij nga Turqia..

botuar më 24-10-18 12.24.MD