Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Donika Gërvallën, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, njoftoi BTA. Biseda u zhvillua në Sofje në kuadër të forumit “BE takon Ballkanin”.
Ministrja Gençovska theksoi gatishmërinë e palës bullgare për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës.
Donika Gërvalla ftoi Ministren e Jashtme bullgare që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën, gjë që do të jetë edhe një konfirmim i dëshirës së dy palëve për thellimin e dialogut politik, thuhet në njoftim.Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..