Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po punohet për të devijuar gazin natyror direkt për në Bullgari dhe Poloni në përgjigje të pezullimit të furnizimeve ruse. “Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të shmangë sanksionet me anë të frikësimit apo zhvatjes. Ne nuk do t'i lejojmë ata të përdorin naftën dhe gazin e tyre për të shmangur pasojat e agresionit të tyre”, sqaroi Biden cituar nga Reuters.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një buxhet prej 33 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, duke sanksionuar mundësinë e heqjes së aseteve të oligarkëve rusë në Shtetet e Bashkuara në favor të Kievit.
Bullgaria do të jetë një nga vendet e pakta që do të ftohet në programin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ftesa iu drejtua nga presidenti Volodimir Zelenski kryeministrit Kiril Petkov dhe është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Bullgarisë, njoftoi Këshilli i Ministrave në Facebook.
Një marsh proteste në Sofje, i mbledhur në rrjetet sociale, bëri thirrje për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe refuzimin e përdorimit të gazit rus, me të cilin Moska po financon agresionin kundër Ukrainës. Marshimi përfundoi tek Ura e Shqiponjave, ku për rreth 40 minuta protestuesit bllokuan udhëkryqin kryesor.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..