“Duhet ta dini se e gjithë Evropa është indinjuar me mjetet tuaja dhe së shpejti do t’ju dëbojë nga këtu... E juaja ka mbaruar tashmë!” - Ky nuk është një citat politik nga lajmet e sotme, por fjalët e Canko Dystabanov - një revolucionar dhe vojvodë në Qyrkun e Parë Revolucionar të Tërnovës gjatë Kryengritjes së Prillit. Ai i tha ato para gjykatës turke disa orë para se të varej më 15 qershor 1876 në Tërnovo. Fjalët e tij mbartin gjithë kuptimin e kryengritjes dhe sakrificës së qindra bullgarëve, të cilët me gjakun e tyre e vendosën çështjen bullgare në hartën e diplomacisë së atëhershme evropiane dhe i paraprinë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-78, e cila çoi në Çlirimin e Bullgarisë.
Sivjet më 1 maj (stil të ri) mbushen 146 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Prillit 1876 dhe sipas traditës qytetet Klisura, Koprivshtica dhe Panagyrishte të Bullgarisë Qendrore organizojnë programe solemne që fillojnë që nga 30 prilli.
Në qytetin Koprivshtica ku u shpërthye kryengritja, festimet fillojnë me hapjen e ekspozitës “Unë jam bullgare” të fotografit Radosllav Përvanov, ndërsa mbrëmjen më 30 prillin do të ketë një paradë përkujtimore me fishek zjarri, tregon për Radio Bullgarinë Kunka Nedeleva, drejtoreshë e Muzeve në Kompleksin Arkitekturor Koprivshtica.“Programi do të vazhdojë deri më 1 maj (Dita e qytetit Koprivshtica) me vendosjen e luleve dhe kurorave në varrin e revolucionarit Todor Kableshkov. Në qendrën e gjithë programit do të jetë shfaqja teatrore “Pushka e parë” me rikrijimin e episodeve të Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 – një akt që prek çdo zemër. Rikrijimi kryhet me mbi 200 amatorë nga Koprivshtica, dhe diapazoni i moshës së pjesëmarrësve tanë është afro një shekull. Është vërtet një pamje dhe një spektakël që ia vlen të shihet të paktën një herë në jetë nga të gjithë” - tregon Nedeleva.
Rikrijimi historik i ngjarjeve u realizua për herë të parë në vitin 1926 dhe që atëherë ka vetëm një vit kur mungonte - 2020, në të cilin për shkak të masave kundërepidemike u anuluan të gjitha ngjarjet publike në Bullgari. “Më e pakta që mund të bëjmë për këta personalitete të ndritura që vdiqën për lirinë e Bullgarisë është t’i nderojmë me dinjitet”, është kategorike Kunka Nedeleva dhe pranon se historia është e gjallë jo vetëm në pamjen e qytetit Koprivshtica dhe rrugicave të tij me kalldrëm, por edhe në zemra e çdo qytetari.“Për banorët e qytetit Koprivshtica kjo ngjarje është emblematike në jetën e tyre. Ka breza që kalojnë të gjitha rolet në rikrijimin e ngjarjeve të kryengritjes - nga djemtë te beqarët e deri te kryengritësit. Më duhet t'ju them se interesi është i madh, sidomos për fëmijët që rezervojnë rolet e tyre një vit më parë për t’u siguruar që do të marrin pjesë në shfaqje. Ata jetojnë për të.”
Sot kujtimi për ngjarjet e vitit 1876 në Bullgari dhe era e barutit nga pushkët sjell jo vetëm krenari kombëtare, por edhe një frikë dhe dhimbje nga tmerri i përjetuar nga miliona njerëz që ikin nga lufta në Ukrainë në shekullin e 21-të. Historia është mësuese që na jep mësimet, por padyshim që nuk jemi nxënës mjaftë të mirë, mendon Nedeleva. Si historiane dhe si qytetare, ajo është plotësisht e bindur se lufta është një mjet që nuk duhet përdorur në asnjë rrethanë.
“Urimi im ndaj të gjithë bullgarëve është të respektojmë rrënjët tona, të njohim historinë tonë, të nderojmë paraardhësit tanë dhe të arrijmë t’ua përcjellim këtë fëmijëve që vijnë pas nesh.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Radosllav Përvanov
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..