Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ideologjitë jugosllave sakatojnë marrëdhëniet bullgaro-maqedonase

Rruga e Shkupit drejt BE-së nuk mund ta anashkalojë Sofjen

| rinovuar më 22-05-04 4.24.MD
Presidenti Radev
Foto: BGNES

Bullgaria nuk vepron nga pozicioni i forcës, por nga pozicioni i së vërtetës, tha presidenti Rumen Radev në Sofje para konferencës "Perspektiva evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut". Ai bëri thirrje për kapërcimin e ideologjive totalitare jugosllave që sakatojnë dialogun dypalësh. Perspektiva evropiane e Shkupit nuk ka alternativë. Bullgaria gjithmonë е ka shtrirë dorën e saj dhe ka ndihmuar në kriza të ndryshme, por fatkeqësisht përballë saj nuk ka një politikë reciproke, tha presidenti.

Për arsye politike nuk arritëm marrëveshje me kolegët tanë nga Shkupi që Goce Dellçev të respektohet në të dy vendet si një figurë historike bashkuese, rikujtoi në konferencë Prof. Angell Dimitrov, kryetar i Komisionit të Përbashkët Bullgaro-Maqedonas për Çështjet Historike.

Si kundërvënie ndaj maqedonizmit jashtë vendit, Bullgaria duhet të nisë një fushatë shumë më aktive informacioni dhe shqarimi, veçanërisht jashtë vendit. Këtë e theksoi Presidenti Rumen Radev në përfundim të Konferencës Nacionale “Perspektiva evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore”, që u mbajt sot. Forumi u mbajt në ditën e shënimit të 119 vjetorit nga vdekja e revolucionarit të madh bullgar Goce Dellçev. Ai ishte nën patronazhin e kreut të shtetit, i cili i bëri thirrje Kuvendit Popullor që t’i dërgojë një letër Kongresit Amerikan në lidhje me projekt-rezolutën, e cila parashikon shpalljen e shtatorit nga kongresmenët, muaj të kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë maqedonase.

“Vetëm me të vërtetën mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura me homologët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Radev, duke vënë në dukje se rruga e Shkupit drejt BE-së nuk mund ta anashkalojë Sofjen. Presidenti përmblodhi se të gjithë pjesëmarrësit në forum janë të bashkuar në qëndrimin se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është qëllim strategjik për Bullgarinë, por ai duhet të bazohet në zhvillimin e fqinjësisë së mirë dhe jo në afate të imponuara nga jashtë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria iu bashkua deklaratës së përbashkët të OKB-së të 35 vendeve mbi Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..

botuar më 25-09-24 11.42.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e  tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..

botuar më 25-09-19 9.25.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov ftoi kompanitë shqiptare në ekspozitën “Hemus”

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..

botuar më 25-09-19 10.16.PD