Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti gjeti një zgjidhje kompromisi në mbështetje të Ukrainës

| rinovuar më 22-05-04 7.52.MD
Foto: Angzhella Minkova

Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi ofrimin e ndihmës humanitare, financiare dhe ushtarako-teknike për Ukrainën. Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev njoftoi se parlamenti vendosi që Bullgaria do të riparojë pajisjet ushtarake të Ukrainës. Ai saktësoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për anëtarësimin e saj në BE, dhe do të ndihmojë refugjatët ukrainas. Do të ofrohet një mundësi për eksportin e grurit ukrainas në Varna dhe do të forcohet bashkëpunimi energjetik, veçanërisht furnizimi me energji elektrike nga Ukraina dhe gaz natyror. Ndërmarrjet ushtarake të Bullgarisë do të riparojnë pajisjet ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojnë dërgesat e ndihmave humanitare, veçanërisht medikamentet, veshmbathjet dhe ushqimet, tha Minçev.

Propozimi u bë nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe u pranua me votat e deputetëve të katër formacioneve nga koalicioni qeverisës, si dhe të partisë GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.

Kundër votuan vetëm deputetët e partisë “Vëzrazhdane”.

Që në orën 15, para Kuvendit Popullor u mblodhën protestues kundër vendimit për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Një orë më vonë, mbështetëstë lëvizjes “Boec” (Luftëtar) dhe ukrainas u mblodhën në hyrjen veriore të parlamentit për të mbështetur vendimin për të ofruar ndihmë ushtarake. Rreth parlamentit ka një prani të shtuar të policisë, ndërsa trafiku para ndërtesës së Kuvendit Popullor është ndalur.

Pas orës 17, të dyja protestat u transferuan para monumentit të Ushtrisë Sovjetike, ku u shpall një aksion për paketimin e monumentit me flamuj ukrainas dhe bullgarë. Megjithatë, protestuesit për paqe dhe neutralitet kundërshtuan synimet e tyre dhe kordonët e policisë ndanë dy grupet e protestuesve. Udhëheqësi i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov njoftoi se një qytetar i moshuar u sulmua nga ukrainasit në afërsi të vendit të protestës.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Venko Sabrutev

Sipas PP-DB, Bullgaria përmbush të gjitha kriteret për eurozonën

Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..

botuar më 25-01-28 11.18.PD
Dimitër Manollov

Konfederata e Punës “Podkrepa” vazhdon të insistojë për vendosjen e një minimumi të patatueshëm

Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në..

botuar më 25-01-28 11.06.PD

Klerikët dhe laikët bullgarë i japin lamtumirën e fundit igumenit të Manastirit të Zografit

Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga peshkopët e Kishës Ortodokse Bullgare. Pas një sëmundjeje të shkurtër, Hirësia e Tij  Amvrosij u..

botuar më 25-01-28 10.02.PD