Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti gjeti një zgjidhje kompromisi në mbështetje të Ukrainës

| rinovuar më 22-05-04 7.52.MD
Foto: Angzhella Minkova

Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi ofrimin e ndihmës humanitare, financiare dhe ushtarako-teknike për Ukrainën. Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev njoftoi se parlamenti vendosi që Bullgaria do të riparojë pajisjet ushtarake të Ukrainës. Ai saktësoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për anëtarësimin e saj në BE, dhe do të ndihmojë refugjatët ukrainas. Do të ofrohet një mundësi për eksportin e grurit ukrainas në Varna dhe do të forcohet bashkëpunimi energjetik, veçanërisht furnizimi me energji elektrike nga Ukraina dhe gaz natyror. Ndërmarrjet ushtarake të Bullgarisë do të riparojnë pajisjet ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojnë dërgesat e ndihmave humanitare, veçanërisht medikamentet, veshmbathjet dhe ushqimet, tha Minçev.

Propozimi u bë nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe u pranua me votat e deputetëve të katër formacioneve nga koalicioni qeverisës, si dhe të partisë GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.

Kundër votuan vetëm deputetët e partisë “Vëzrazhdane”.

Që në orën 15, para Kuvendit Popullor u mblodhën protestues kundër vendimit për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Një orë më vonë, mbështetëstë lëvizjes “Boec” (Luftëtar) dhe ukrainas u mblodhën në hyrjen veriore të parlamentit për të mbështetur vendimin për të ofruar ndihmë ushtarake. Rreth parlamentit ka një prani të shtuar të policisë, ndërsa trafiku para ndërtesës së Kuvendit Popullor është ndalur.

Pas orës 17, të dyja protestat u transferuan para monumentit të Ushtrisë Sovjetike, ku u shpall një aksion për paketimin e monumentit me flamuj ukrainas dhe bullgarë. Megjithatë, protestuesit për paqe dhe neutralitet kundërshtuan synimet e tyre dhe kordonët e policisë ndanë dy grupet e protestuesve. Udhëheqësi i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov njoftoi se një qytetar i moshuar u sulmua nga ukrainasit në afërsi të vendit të protestës.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maja Manollova

Kërkojnë tavan për tarifat bankare nga “Ngrihu.BG”

Nisma qytetare “Ngrihu.BG” po mbledh nënshkrime për vendosjen e një tavani të tarifave bankare. Kryetarja e iniciativës, Maja Manollova, kujtoi se një projektligj për këtë temë tashmë u hartuar dhe u paraqit nga Partia Socialiste Bullgare - E Majta e..

botuar më 25-01-27 3.32.MD

Bullgaria dhe Hungaria do të bashkëpunojnë në turizëm

Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..

botuar më 25-01-27 1.49.MD

Suedia konfiskoi një anije bullgare me flamur maltez

Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..

botuar më 25-01-27 11.44.PD