Më 7 maj nga ora 11.00 në fshatin malor Petriç do të zhvillohet për herë të parë Festivali i Bizhuterive. Ai është i lidhur me festimin e 146 vjetorit nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në fshatin Petriç dhe vizitën e aristokrates angleze lejdi Emili Strangford gjatë vitit 1877 në fshat. Aty ajo ndërton dhe pajis spitale dhe përkrah luftërat nacional-çlirimtare të bullgarëve.
Në lidhje me këtë në Petriç organizohet një rikrijim i ngjarjeve të Kryengritjes së Prillit, fishekzjarrë dhe shumë ngjarje të tjera.Parashikohet pjesëmarrje e artistëve, grupeve të veçanta dhe interpretime individuale jo vetëm nga regjioni i vendit, por dhe nga Rrethinat Perëndimore të Serbisë, por dhe e bullgarëve besarabë. Krenaria e madhe e fshatit Petriç është medaljoni unik i lejdi Emili Strangford, i dhuruar shkrimtarit tonë të njohur Ivan Vazov, i cili e lavdëron dhe e lartëson dhuruesen në vitin 1876 në poezinë e tij “Për mirëbërësen tonë”.
Sot medaljoni i lashtë është një pjesë nga ekspozita e muzeut në fshat, dhe pikërisht ai është shkak të organizohet festivali i parë i bizhuterive atje. Me të, vendasit e vënë theksin në artin, zejtarinë dhe folklorin bullgar.
Në ngjarje do të marrin pjesë dhe krijues dhe zanatçinj, të cilët paraqesin bizhuteri të punuara në dorë, të cilët do ti vendosin punëtoritë e tyre artistike dhe atelietë në zonën e formuar artistike në qendrën e fshatit Petriç. Për gjendjen festive do të kujdesen dhe interpretues të njohur të folklorit autentik dhe të modernizuar.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..