Në një sërë qytetesh të vendit në lidhje me 9 majin - Ditën e Evropës dhe fitoren mbi nazi-fashizmin, qytetarë dhe zyrtarë mirënjohës bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe lule para monumenteve të ushtarëve bullgarë dhe sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qindra bullgarë u mblodhën edhe para Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje për të nderuar kujtimin e të vrarëve, njofton BTA. Mes tyre ishte edhe ambasadorja e Federatës Ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova, e cila nuk pranoi të komentojë tensionet mes qytetarëve që ishin pranë monumentit. Rreth tij ka një prani të shtuar të policisë, me qëllim parandalimin e përplasjeve midis atyre që erdhën për të nderuar dhe një grupi aktivistësh që brohoritnin kundër të mbledhurve para monumentit.
Herët në mëngjes sot, bojë e verdhë dhe blu u derdh mbi disa figura nga Monumenti i Ushtrisë Sovjetike. Mbishkrimi “ Ushtrisë Çlirimtare Sovjetike” ishte i gërvishtur me llak të kuq gjë pas së cilës u pastrua shpejt, thekson BTA. Kujtojmë se më 4 maj u parandalua një tentativë për paketimin e monumentit me flamuj bullgar dhe ukrainas, gjë që çoi në përplasje mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të idesë së neutralitetit të Bullgarisë në luftën në Ukrainë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..