Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa naftën ruse e vetmja rafineri e naftës në Bullgari do të mbyllet

Ilshat Sharafutdinov
Foto: Radio Burgas

Nëse ndërpritet importi i naftës ruse në Bullgari, rafineria e vetme e naftës në Bullgari, Lukoil Neftohim Burgas, do të ndalojë së punuari, bëri të ditur kryetari i bordit drejtues të kompanisë Ilshat Sharafutdinov. Sipas tij, ka mundësi që rafineria bullgare të përpunojë naftë nga vende të tjera, por kjo do të marrë kohë, raportoi BNR Burgas.

Në një intervistë për BNR, Zhivodar Terziev nga Asociacioni Bullgar i Naftës dhe Gazit tha se në vitet 1960 rafineria bullgare u vendos në Detin e Zi për të marrë naftë nga portet ruse dhe furnizimi me naftë vetëm përmes Bosforit paraqet rreziqe. Për kompanitë bullgare, një mbyllje e mundshme e naftës ruse do të jetë një problemi shumë madh, sepse vitet e fundit ato janë mbështetur në 80-90% të dërgesave përmes rafinerisë së Burgasit, tha Terziev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD