Presidenti Rumen Radev mbërriti për një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të homologut të tij çek, Milosh Zeman, transmetoi BTA. Programi i tij fillon më 10 maj. Vizita do të zgjasë deri më 11 maj. Në delegacion janë Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe përfaqësues të biznesit bullgar. Radev do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun çek. Gjatë vizitës do të hapet një forum biznesi çeko-bullgar nën moton "Së bashku arrijmë më shumë".
Më 11 maj Presidenti Rumen Radev do të takohet me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Çeki. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasit bullgarë me banim të përhershëm në territorin çek janë rreth 17 mijë persona.
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..