Çdo përpjekje për të diversifikuar furnizimin me gaz duhet të mbështetet, tha Presidenti Rumen Radev në një koment për furnizimet e gazit të lëngshëm natyror për Bullgarinë, të rënë dakord gjatë vizitës së Kryeministrit Kirill Petkov në Shtetet e Bashkuara. Radev nuk ka informacion për parametrat e marrëveshjes, por i bëri thirrje qeverisë që të kërkojë kushtet më të favorshme. “Nuk ka të bëjë vetëm me çmimin, por edhe me furnizimin e qëndrueshëm dhe aftësinë e bizneseve bullgare, kompanive të ngrohjes qendrore dhe konsumatorëve për të parashikuar kostot e tyre”, tha Radev, i cili është ndodhet për një vizitë në Çeki.
Partia opozitare GERB dyshon në marrëveshjen e shpallur sepse ka shumë paqartësi, tha deputeti dhe ish-Ministri i Energjetikës Deljan Dobrev.
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..