Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e çmimeve të naftës kërcënon ekzistencën e pikave të vogla të karburantit në Bullgari

Foto: arkiv

Dëshira e Komisionit Evropian për të vendosur një embargo të naftës të Rusisë, e cila të hyjë në fuqi më së voni në fund të vitit, shkaktoi reagime të ashpra. Kryeministri hungarez Viktor Orbán e përshkroi ndalimin e mundshëm si një "bombë atomike" për ekonominë e vendit të tij kurse sipas një burimi të Komisionit Evropian të cituar nga Reuters, Greqia, Qiproja dhe Malta po bëjnë presion që nga propozimi për paketën e re sanksionesh të hiqet ndalimi që cisterna të vendeve anëtare  të transportojnë naftë ruse në portet e bashkimit.

Bullgaria, nga ana e saj, po bën presion për një shtyrje dyvjeçare përpara se të vendosë ndalimin në territorin e vendit. Vendi ynë varet nga nafta ruse, e cila rafinohet në Burgas, shpjegoi për BTV kryetari i Komisionit Parlamentar të Energjetikës Radosllav Ribarski. "Kjo i mban çmimet në nivelet e sotme. Ato janë shumë më të larta në të gjithë Evropën” - tha ai dhe shtoi se, Bullgaria do të vendos veto ndaj një embargoje pan-evropiane ndaj naftës ruse nëse nuk merr një afat prej dy vitesh.

Në këtë sfond, përfaqësues të pikave të vogla të karburantit në vend paralajmëruan se po kërcënohen me falimentim. “Aktualisht nuk ka krizë me furnizimin me karburant. Por, nëse rritja e vazhdueshme e çmimit mund të quhet krizë, atëherë vërtet ka një krizë”, thotë Rosinka Bëçvarova për BNR Burgas, pronare e një pike karburanti në qytetin bregdetar. Ajo sqaroi se, rafineria e naftës ka ndaluar zmbrapsjet e çmimeve të shitjes me shumicë disa muaj më parë.

“Aktualisht pikat e vogla të karburantit po vuajnë ose janë në prag të mbijetesës. Kjo është për shkak të çmimeve të larta dhe marzhit shumë të ulët që ata mbajnë. Për momentin, nafta në pikën time të karburantit është 4 stotinka/qindarka/ për litër. Imagjinoni tani sa litra duhet të shes që të mund të paguaj rrogat, qiratë, rrymën elektrike, ujin dhe shpenzimet e tjera që shkojnë çdo muaj. Vetëm për muajin e fundit çmimi i një litri karburant është rritur me 20 stotinka/qindarka/. Marzhi i ulët është për faktin se zinxhirët e mëdhenj funksionojnë gjithashtu me një diferencë minimale. Jam e sigurt se edhe ata kanë një fitim minimal ose punojnë pa fitim fare. Dhe kjo, mendoj, është për shkak të një lloj marrëveshjeje me qeverinë.”

Në situatën e tanishme pikat e vogla të karburantit nuk kanë alternativë, thotë Rosinka Bëçvarova dhe shton se, në këtë gjendje do të bien shumë shpejt dhe të mëdhenjtë në industri. Alternativa e vetme të cilën ajo e shikon është importi i karburanteve nga jashtë.

“Për të importuar karburantet kompania duhet të plotësojë kritere të ndryshme që janë shumë të vështira ose të paarritshme. Këtë mund ta bëjë vetëm një firmë shumë e madhe. Nuk mendoj se, shteti do të bëjë ndonjë farë lehtësime. Mundësitë e vetme nga ana e tij janë të pakësojë akcizën ose TVSH-në ose tu verë një tavan çmimeve.”

Por, Rosinka Bëçvarova nuk është optimist në këtë drejtim, meqenëse tavani i çmimeve kërkon që të ketë një subvencion shtesë të tregtarëve nga shteti, kurse TVSH-ja dhe akciza janë kontribuuesit kryesorë në thesar dhe shteti nuk ka të ngjarë t'i humbasë.  Rrjedhimisht, nuk ka sesi konsumatorët të jenë të lehtësuar nga ana financiare në konsumin e karburanteve të shtrenjta.

Rritja e çmimeve të lëndëve djegëse mund të ndalojë vetëm nëse lufta në Ukrainë përfundon”, vuri në dukje Rosinka Bëçvarova. Sipas fjalëve të saj,  skenari më i keq është një embargo e naftës ndaj Rusisë.

Autore: Svoboda Atanasova, BNR-Burgas

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD