Zona e këmbësorëve përballë Muzeut Historik Kombëtar në rrëzë të malit Vitosha këtë të shtunë dhe të diel do të shndërrohet në një skenë të “Vitosha-Festë Pranverore”, si një kornizë plot ngjyra dhe aventura të Natës Evropiane të Muzeve në Sofje (që është më 14 maj). Me idenë e rajonit të kryeqytetit “Vitosha” nga ora 10.00 deri në orën 22.00 janë parashikuar veprimtari të larmishme dhe atraktive në të hapur për të rriturit dhe fëmijët. Do të vendosen sheshe sportive për llojet e ndryshme të sportit - fotboll, basketboll, pingpong, palestër dhe badminton. Adhuruesit e zanateve krijuese do të mund të shikojnë bizhuteri të punuara në dorë, rroba dhe suvenire. Klubi i hokejit “Levski-Sofja” do të bëjë demonstrim të hokejit me rrota, kurse miqtë e vegjël në ngjarjen e ditës së shtunë do të mund të shikojnë aktorët nga Teatri i Kukullave Male-male (Puppet Theatre Malle-malle) me spektaklin e tyre “Gjyshi nxjerr një rrepë” dhe një shou me balona prej sapuni ditën e diel. Mes atraksioneve do të jenë dhe instruktorët në zumba nga e gjithë Sofja, të cilët do të organizojnë një zumba maratonë. Që të dyja mbrëmjet do të përfundojnë me shfaqje filmi në të hapur me një orë të fillimit 20.30.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..