Paparashikueshmëria në fushën e energjetikës ka një efekt të dëmshëm në ekonominë bullgare. "Aktualisht askush nuk e di se sa është çmimi i gazit natyror. Askush," tha për BNR Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.
“Askush në industri nuk e di se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike në maj, askush nuk e di se sa do të jetë çmimi i gazit natyror. Çmimet e materialeve rriten çdo ditë, çdo orë. Për shkak të kësaj pasigurie, dhe se nuk ka një angazhim të qartë nga shteti për të kompensuar këto çmime jashtëzakonisht të larta në industri, e gjithë kjo reflekton mbi punonjësit, mallrat dhe shërbimet - ne po shohim se si ato rriten me orë dhe populli bullgar po bëhet gjithnjë e me i varfër.”
Për shkak të çmimeve të larta të karburanteve dhe energjisë elektrike për biznesin, organizatat e punëdhënësve po planifikojnë një protestë përpara Këshillit të Ministrave më 18 maj. Në protestë do të marrin pjesë edhe organizatat e degëve të pronarëve të restoranteve dhe lokaleve, të mbështetura nga sindikatat. Negociatat me qeverinë po zhvillohen prej muajsh, por nuk ka marrëveshje.
Ndërkohë, Bulgargaz njoftoi çmimin e parashikuar të gazit natyror për muajin korrik - 142,11 leva për një megavat-orë (pa përfshirë çmimet e aksesit, transmetimit, akcizës dhe TVSH) ose 72,66 euro për një megavat-orë. Një krahasim me çmimet e tregjeve evropiane të furnizimit me gaz në korrik më 11 maj tregon se ato arrijnë rreth 95.50 euro për një megavat-orë (ose 186.78 leva për MWh), bëri të ditur kompania e gazit.
Punëdhënësit në Bullgari këmbëngulin për sigurinë dhe parashikueshmërinë e furnizimeve dhe çmimeve të lëndëve të para. Rritja e çmimeve të energjisë shkakton inflacion, i cili ha çdo ditë të ardhurat e qytetarëve, tha biznesi.
“Për momentin praktikisht nuk ka negociata, ka urdhra për ndalimin e porosive, sepse nuk mundet të jepet çmim për mallin. Kemi një ekonomi praktikisht të stagnuar”, sqaroi Dobri Mitrev nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe shtoi se nuk ka dialog me qeverinë për këtë çështje: “Qeveria nuk komunikon me ne, nuk ka ndarë me ne asnjë ide të saj. "
Në fillim të javës u bë e qartë se kabineti i Kirill Petkovit po përgatit një paketë kundër inflacionit me vlerë prej 1,5 deri në 2 miliardë levash, por sipas Mitrevit ajo ende nuk është diskutuar me prodhuesit bullgarë.
“Por paketa kundër inflacionit duhet të përfshijë së pari kujdesin për industrinë dhe ekonominë – të gjithë janë në të, atje është punonjësi bullgar. Dhe nëse nuk ka përpjekje të synuara, ne nuk do të ndalojmë inflacionin - është i bindur eksperti. - Masat më të forta kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë elektrike, eksportin me çmime të larta dhe kompensimin e konsumatorëve të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë do të ndalojmë rritjen e inflacionit”, tha Mitrev. Sipas tij, “efekti i madh do të vijë duke bërë të përballueshme çmimet tek prodhuesi dhe përpunuesi, në mënyrë që të mos reflektojnë ato mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve”.
Inflacioni është 36% në bazë vjetore në nivel prodhimi, tha kryetari i Bordit të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë. Nëse nuk ka mekanizëm kompensues, ky inflacion do të kalojë në mënyrë të pashmangshme në mallra dhe shërbime. Të gjithë qytetarët bullgarë do të vuajnë," paralajmëroi ai.
Përpiloi: Elena Karkallanova në bazë të intervistës së Tanja Millushevës, BNR – “Horizont”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv, BGNES
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..