Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liria, fisnikëria, përkushtimi – simbolet e fshehura të heronjve në fshatin Petriç

Foto: BGNES-arkiv

Në fund të prillit dhe në fillim të majit ne, bullgarët, kujtojmë vrullin e mahnitshëm për liri të heronjve të Kryengritjes së Prillit të vitit 1876

Ne kemi folur shumë herë për veprën e kryengritësve të prillit, madje na duket se kjo temë nuk fsheh më surpriza. Por kështu është derisa gjendemi në fshatin Petriç, vetëm 60 km larg Sofjes. Atje, fjalë për fjalë çdo shtëpi mban kujtimin e vitit fatal 1876. Gjatë kryengritjes kundër pushtuesit osman, për shkak të shpirtit luftarak të banorëve të Petriç (rreth 1600 banorë), fshati u bë një pikë kryesore e Rrethit të Katërt Revolucionar.


Të mbrojtur nga bjeshkët e malit Sredna Gora, rebelët ndiheshin të lirë dhe plotësisht të sigurt në suksesin e kauzës së tyre. Në përgatitjen e kryengritjes u përfshinë të gjithë banorët - nga fëmijët tek më të moshuarit. Në afërsi të fshatit ndërtuan llogore dhe argjinatura, falë të cilave edhe në përplasjet e para me robëruesin, njerëzit këtu përjetuan gëzimin e fitores. Në ndihmë erdhi edhe çeta e kalorësisë së revolucionarit Georgi Benkovski e njohur në histori si “Çeta Fluturuese”. Në zonën Boishteto u zhvillua një betejë e madhe, në të cilën kryengritësit zmbrapsën ushtrinë turke prej 500 vetash. Më 25 prill, fshati u sulmua përsëri dhe në betejat prapë fituan bullgarët, pasi sulmuesit turq dhanë shumë viktima.


Kështu Petriç mbetet në histori me të vetmet beteja fitimtare për bullgarët mbi tiranin shekullor në ditët e Kryengritjes së Prillit. Më 28 prill, trupat turke, bashibozukët dhe çerkezët mbërritën këtu. Për disa ditë fshati iu nënshtrua shkatërrimit dhe rrënimit të plotë. Bagëtia dhe gjithçka me vlerë u grabit nga sulmuesi. Historia ende i kujton fjalët e heroit nga Petriç Neno Gugov. I zënë rob lufte dhe i lidhur me zinxhirë, ai i tha pashait osman se ishte i vetmi fajtor për kryengritjen. Në këtë mënyrë ai i shpëton fshatarët e tij të rrënuar nga reprezalje.

Sot fryma e Kryengritjes së Prillit ndihet kudo. Sapo hyjmë në Petriç na pret simboli i fshatit – Monumenti “Kambana”. Është një lapidar 8 metra që rikrijon një kambanë të thyer, një memorial për kambanat e shkrira të kishës që u përdorën për të derdhur plumba për rebelët.

Monumenti „Kambana“

Çdo vit, të shtunën e parë pas Ditës së Shën Gjergjit – ditën kur shpërtheu kryengritja, në Petriç organizohet një rikonstruksion i ngjarjeve të vitit 1876. Te data e sotme, fshati ka rreth 200 banorë të përhershëm, por ai gëzon interes të madh nga të rinjtë që vijnë nga qytetet e afërta dhe kryeqyteti. Çfarë tjetër mund të shihet në fshatin Petriç, thotë kryetarja e bashkisë Marija Angellova:

Vendbanimi është shumë i vjetër, ka të dhëna se ekziston që nga viti 1114. Nëse turistët vijnë këtu tani, ka shumë vende që mund të shohin. Kemi një galeri interesante arti, të hapur me rastin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Një fenomen është edhe Shtëpia e Neno Gugov.

Shtëpia e Neno Gugov

Në vitin 1876 në të 7 revolucionarë u betuan për të organizuar popullin dhe për të udhëhequr kryengritjen. Një vend tërheqës është kisha “Shën Gjergji Fitimtar”, ku derdheshin plumba dhe përgatiteshin fishekzjarrët për luftën e popullit. Fshati Petriç u çlirua më 22 dhjetor 1877 nga Divizioni i Tretë i Këmbësorisë së Gardës dhe këtu, ku u zhvilluan betejat, u vranë katër gjeneralë. Pranë fshatit ndodhet një monument - eshtërore i gjeneralëve rusë Vasilj Katalej dhe Dmitrij Filosofov.”

Me iniciativën e bashkisë së fshatit këtë vit, festimeve iu shtua diçka e re - Festivali i Bizhuterive, i cili i referohet një figure tjetër jo më pak heroike - aristokrates angleze Lejd Emili Strangford.

Ajo erdhi këtu menjëherë pas disfatës së kryengritjes dhe u përpoq të ndihmonte banorët e mbijetuar, por të rrënuar. Ajo bëri shumë donacione për familjet, ndërtoi një spital për bullgarët e lënduar. Vendasit shprehin mirënjohje të madhe për dashamirësen e tyre, me emrin e së cilës e quajtën shkollën vendore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook/ArtCentreNestiya



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..

botuar më 24-05-19 9.40.PD

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD