Bullgarja Sillvija Azdreeva nga qyteti Petriç shkeli në majën më të lartë të planetit Everest në një ekspeditë të udhëhequr nga nepalezi Nirmall Purxha, i cili u bë i njohur botërisht për rekordin e tij në ngjitjen më të shpejtë të 14 majave 8-mijëshe.
Menjëherë pas Everestit, Azdreeva ngjiti me të njëjtin ekip dhe majën 8-mijëshe fqinje - Lhotce. Kështu, gruaja nga Petriç u bë bullgarja e dytë (pas Petja Kollçevës) që u ngjit në Everest dhe e para që u ngjit në Lhotce.
Informacioni është i Tanja Ivanova nga BNR “Horizon”.
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..