Këngëtari i ri Atanas Kateliev së fundi prezantoi videon e këngës “Për njeri tjetrin”. Ajo është nga albumi i tij i parë që doli në tregun muzikor në vitin 2021. Atanas në fakt për nga arsimi është inxhinier - ai u diplomua për automatizim, dhe sisteme të informacionit dhe të kontrollit kompjuterik. Ai merrej edhe me orientim e të tjera. Si fëmijë vendosi të luante gajden dhe mësonte në një klasë muzike, ku mësuesi i tij ishte gajdexhiu i famshëm Dinjo Marinov. Në vitin 2019 u bë fitues i Transmetimit Televiziv “Zëri i Bullgarisë”. Pjesëmarrja e tij në këtë transmetim dhe popullariteti që fitoi i hapën shumë mundësi të reja për shfaqje krijuese. Ai është autor dhe producent i shumë këngëve në repertorin e tij.
Atanas Kateliev është autor edhe i tekstit të këngës “Për njeri tjetrin”, muzikën e kompozoi së bashku me Angell Djullgerov. Videoja u xhiruar në afërsi të qytetit të tij të lindjes, Varna.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”