Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lipsanet e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij priten në Sofje më 23 maj

Kisha „Shën e Diela“
Foto: Ani Petrova

Lipsanet e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij po mbërrijnë në Sofje nga Manastiri Esfigmen i Malit të Shenjtë për adhurim mbarë popullor, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Ato do të ekspozohen në kishën “Shën e Diela” nga data 23 deri më 25 maj.

“Ndodhi që nga tokat e Bizantit të lashtë, në Gadishullin Aton, lipsanet e vëllezërve arsimtarë sllavë të vizitojnë fillimisht Bullgarinë, gjë në të cilat unë shoh një shenjë të mirë, sepse kështu ne ndjekim sekuencën historike të zhvillimeve”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, At Nikanor, igumen i Manastirit “Shenjtorët Mrekullibërës Kozma dhe Damjan”.

Shkenca historike nuk e ka sqaruar ende misterin e vendndodhjes së saktë të lipsaneve të Shën Metodij në Moravinë e Madhe. I vështirë është edhe fati i lipsaneve të Shën Kirillit, edhe pse dihet se ato u shtrinë në Bazilikën “Shën Klemente” në Romë.

Megjithatë, At Nikanori supozon që ndihmësit e Mitropolitit të Langadës janë në dijeni me origjinën e “kësaj relikte shumë të madhe” - lipsanet e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të cilat presim të mbërrijnë në Bullgari.

“Dy vëllezërit janë nga shenjtorët e famshëm të Selanikut së bashku me Shën Dhimitri, Shenjtorët David dhe Theodora e Selanikut, Shën Grigorij Palama. Pra, marrja e tyre ishte një prioritet i rëndësishëm për shkencën historike kishtare greke. Unë mbështetem plotësisht në atë që kanë bërë, sepse në kishë qëndrimi ndaj shenjtorëve, sidomos kur flasim për kishën greke, ishte mjaft i përgjegjshëm. Natyrisht, peripecitë historike janë të tilla që vendet e vdekjes dhe varrimit të shumë adhuruesve hyjnor nuk ruhen, madje nuk dihen. Sidomos në fatin e lipsaneve të shenjtorëve nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis vendeve ku janë të varrosur fillimisht dhe më në fund ku ndodhen. Le të marrim vetëm disa shembuj Shën Spiridon Trimitunt ishte në Azinë e Vogël dhe lipsanet e tij ndodhen në ishullin e Korfuzit. Në Evropë, Shën Paraskeva Epivatska - Epivat është një qytet në Trakinë e Egjeut, dhe lipsanet e saj ndodhen në Jash të Rumanisë, pasi kanë kaluar të gjithë Gadishullin Ballkanik, prandaj ajo është si bullgare ashtu edhe serbe. Po, rrugët e Perëndisë janë të panjohura. Ka të dhëna për lipsanet e Shën Metodij, të cilat ruhen në Kroaci. Ai ishte shumë i nderuar nga e gjithë pjesa sllave e kishës katolike, që njihet për qëndrimin e saj të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj shenjtorëve të tillë.”


Në Sofje, lipsanet e krijuesve të alfabetit të parë bullgar - alfabetit glagolitik - do të ekspozohen në kishën “Shën e Diela”.

“Lipsanet do të mbërrijnë më 23 maj. Ata do të priten në udhëkryqin e bulevardeve “Hristo Botev” dhe “Aleksandër Stambolijski”, prej nga do të transferohen me një procesion përgjatë bulevardit “Aleksandër Stambolijski”  deri në Katedralen “Shën e Diela” dhe do të qëndrojnë atje deri në mesditën e 25 majit. Për sa kohë do të ketë njerëz që duan të adhurojnë dhe të luten, tempulli do të jetë i hapur - tha At Nikanori dhe shtoi një detaj të rëndësishëm: - Në të njëjtin relikari, është traditë, ka një pjesë jo aq të vogël por jo shumë të vogël të Kryqit të Shenjtë Jetëdhënës të Zotit. Kështu që besimtarët do të mund ta adhurojnë atë, bashkë me lipsanet e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD