7
Një nga emblemat e qytetit të Kërxhalit – treni për fëmijë në Parkun Prostor, do të niset sërish në itinerarin e vet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Kjo është hekurudha e parë për fëmijë në Bullgari, e ndërtuar më 5 shtator 1962 sipas një projekti të inxhinieres Valentina Joçkova.

Atëherë u përdorën shinat nga minierat e mbyllura në fshatin Stremci. Vagonët me të cilët transportoheshin mineralet nga minierat u shndërruan në vagonë pasagjerësh dhe kështu edhe sot e kësaj dite ata përdoren për transportim njerëzish.
Gjatësia totale e itinerarit ku kalon treni është 1210 metra, ka dy vendkalime dhe një tunel. Lokomotiva dhe vagonët e rinovuar pritet të kënaqin fëmijët në Ditën e Fëmijëve - 1 qershor.

Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @DetskaZheleznitsaKardzhaliMë 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..