Një nga emblemat e qytetit të Kërxhalit – treni për fëmijë në Parkun Prostor, do të niset sërish në itinerarin e vet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Kjo është hekurudha e parë për fëmijë në Bullgari, e ndërtuar më 5 shtator 1962 sipas një projekti të inxhinieres Valentina Joçkova.
Atëherë u përdorën shinat nga minierat e mbyllura në fshatin Stremci. Vagonët me të cilët transportoheshin mineralet nga minierat u shndërruan në vagonë pasagjerësh dhe kështu edhe sot e kësaj dite ata përdoren për transportim njerëzish.
Gjatësia totale e itinerarit ku kalon treni është 1210 metra, ka dy vendkalime dhe një tunel. Lokomotiva dhe vagonët e rinovuar pritet të kënaqin fëmijët në Ditën e Fëmijëve - 1 qershor.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @DetskaZheleznitsaKardzhaliFilloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..
Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një..
Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë..