Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria sot – 24 maj 2022

Më 24 maj në Bullgari shënohet Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave. Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Kjo datë është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Kisha Ortodokse Bullgare, e kanonizoi dy vëllezërit shenjtorë, dhe i nderon kujtimin e tyre më 11 maji. Programin e sotëm të Radio Bullgarisë ia kushtojmë këta dy iluministë, vepra e të cilëve respektohet në të gjithë botën e krishterë.

Më parë do t’ju tregojmë për jetën dhe veprën e të dy vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.

Pas kësaj do të dëgjoni pse alfabeti cirilik është “alfabeti i paqes” për bullgarët në Hamburg . Sivjet bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani organizojnë për vitin e dytë “Festival të Shkronjave”, gjë për të cilën do të dëgjoni në këtë program.

Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë një këngë emblematike për festën “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”

Ju urojmë dëgjim të këndshëm.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 10 shkurt 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një këngë nga Dimana Mirçeva (DIA), e cila është frymëzuar nga forca e gruas bullgare për të mbrojtur dashurinë. Ajo titullohet “Është vonë“...

botuar më 25-02-10 3.00.MD

Bullgaria sot – 7 shkurt 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të re të Stenlit e titulluar “Nëse është e nevojshme”. Ju urojmë minuta të këndshme! • 01:37 - Lajme  • 11:35 - Kënga e..

botuar më 25-02-07 3.00.MD

Bullgaria sot – 6 shkurt 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Formacioni “ Mery Boys Band” shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste. Për rrugën e grupit deri në këtë përvjetor do t’ju informojmë në “Këngën e ditës”. Ju urojmë minuta të..

botuar më 25-02-06 3.00.MD