Më 24 maj në Bullgari shënohet Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave. Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Kjo datë është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Kisha Ortodokse Bullgare, e kanonizoi dy vëllezërit shenjtorë, dhe i nderon kujtimin e tyre më 11 maji. Programin e sotëm të Radio Bullgarisë ia kushtojmë këta dy iluministë, vepra e të cilëve respektohet në të gjithë botën e krishterë.
Më parë do t’ju tregojmë për jetën dhe veprën e të dy vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Pas kësaj do të dëgjoni pse alfabeti cirilik është “alfabeti i paqes” për bullgarët në Hamburg . Sivjet bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani organizojnë për vitin e dytë “Festival të Shkronjave”, gjë për të cilën do të dëgjoni në këtë program.
Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë një këngë emblematike për festën “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”
Ju urojmë dëgjim të këndshëm.
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 5 shkurt 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Atje, në kthesë" në interpretim të Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi. Ju urojmë minuta..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për turneun kombëtar dhe botëror të cilin e fillojnë Muzikantët e grupit B.T.R. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.28 – Lajmet..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me tre studentë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” që studiojnë në degën e Ballkanistikës dhe të cilët erdhen për vizitë tek redaksia e gjuhës..