Në prag të 24 majit, Presidenti Rumen Radev nderoi gjashtë shkencëtarë bullgarë me urdhra të larta shtetërore. Bëhet fjalë për akademikët Ivan Popçev dhe Nikolla Sabotinov dhe profesorët Petko Sallçev, Milijana Kajmakamova, Stojan Karaivanov dhe Coço Bojaxhiev, të cilët kanë marrë njohje shoqërore në fusha të ndryshme të shkencës dhe arsimit. Sipas Kreut të Shtetit, secili prej tyre, pavarësisht se punon në fusha të ndryshme, është pjesë e fuqisë shpirtërore dhe shkencore të Bullgarisë, e cila formon autoritetin e saj jashtë kufijve.
Me rastin e festës së 24 majit, Ministria e Kulturës gjithashtu dekoroi krijues të shquar bullgarë. Në një ceremoni zyrtare, Ministri i Kulturës Atanas Atanasov u dha çmime 24 krijuesve të shquar. Ndër fituesit e çmimeve “Shekulli i Artë" janë regjisori i teatrit Prof. Zdravko Mitkov dhe kompozitori Antoni Donçev, dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare.Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..