Në Bullgari këtë vit u mbollën dy herë më shumë domate dhe lakër sesa vitin e kaluar, sipas analizës së fundit operative të Ministrisë së Bujqësisë. Po shtohen edhe sipërfaqet me pjepër dhe luleshtrydhe.
Sipas të dhënave paraprake nga fillimi i këtij viti, importi i perimeve të freskëta u ul në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa ai i frutave të freskëta u rrit me më shumë se 10 për qind. Statistika evidenton gjithashtu se të gjitha frutat dhe perimet bazë shiten me çmime më të larta, me rritjen më të ndjeshme të çmimit të domateve – me mbi 77 për qind.
Në periudhën korrik 2021 - shkurt 2022, jashtë Bullgarisë u shitën më shumë se 3 772 000 ton grurë, ose 86 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..
Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..
Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..