Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy herë më shumë domate u mbollën në Bullgari në vitin 2022

Foto: Cvetan Jordanov

Në Bullgari këtë vit u mbollën dy herë më shumë domate dhe lakër sesa vitin e kaluar, sipas analizës së fundit operative të Ministrisë së Bujqësisë. Po shtohen edhe sipërfaqet me pjepër dhe luleshtrydhe.

Sipas të dhënave paraprake nga fillimi i këtij viti, importi i perimeve të freskëta u ul në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa ai i frutave të freskëta u rrit me më shumë se 10 për qind. Statistika evidenton gjithashtu se të gjitha frutat dhe perimet bazë shiten me çmime më të larta, me rritjen më të ndjeshme të çmimit të domateve – me mbi 77 për qind.

Në periudhën korrik 2021 - shkurt 2022, jashtë Bullgarisë u shitën më shumë se 3 772 000 ton grurë, ose 86 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD