Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

EMBROIDERY:

Një përrallë e animuar ndërthur kodet e folklorit dhe qëndistarisë bullgare

7
Foto: arkiv personal

Në ritmet dhe qëndismat popullore bullgare janë të koduara shumë simbole dhe mesazhe, dhe forcën e tyre magjike për të shëruar dhe për të mbrojtur populli ynë e njeh prej shekujsh. Në kërkim të një shprehjeje të re të identitetit tonë kombëtar, ndryshe nga leximi i deritanishëm më komercial, piktorja-animatore Sillvija Vlladimirova arriti një sintezë interesante midis kodeve sekrete të muzikës dhe të qëndisjes.

“Puna ime si krijuese e disa nga kostumet që konkurruan në Festivalin në Zheravna, ishte ajo e cila më ndihmoi të zbulojë qëndisjen në forma të ndryshme - tregon autorja. - Por ajo që e shohim së fundmi si trend në modë – qëndisje në rroba, bizhuteri, kupa, stampa në çfarëdo forme, për mua është një lexim elementar i gjërave dhe doja të zhytesha më thellë në kuptimin e simbolikës së saj.”

Kështu lindi ideja për EMBROIDERY një film i animuar me metrazh të shkurtër, i ciligërsheton bukurinë e qëndisjes, folklorin bullgar dhe muzikën popullore në përpunim modern.

Miniatura e animuar është bërë nga imazhe të stilizuara digjitale të qëndisjes dhe është plotë simbole dhe figura tradicionale - dielli, kallinjtë e grurit, toka e sipërme dhe e poshtme, priftëresha, pema e jetës, kërcimtarët, pra detaje këto të cilat  zbulojnë një pjesë të jetës së përditshme të bullgarëve. Historia bazohet në subjektin karakteristik të përrallave tona popullore – rrëmbimi i vashës nga një dragua dhe lufta e djalit për çlirimin e saj. Sidoqoftë kjo nuk është thjeshtë një adaptim i animuar:

Kjo është një përrallë për ndjesë – shpjegon Sillvija Vlladimirova. - Dragoi mposhtet, por nuk vritet, si në përrallë. Nuk do ta zbuloj finalen, sepse ky është fokusi ynë i rëndësishëm në film. Historia shpaloset si një përrallë të vërtetë - ka të mirë, ka të keqe, ka një betejë dhe po, e mira fiton, por në një tjetër mënyrë, me mjete të tjera shprehëse. Unë jam e interesuar për reagimet pas punës sonë në film, për të parë nëse kjo ide ka arritur tek njerëzit.”


Një pjesë e rëndësishme e kësaj përralle është muzika – e frymëzuar nga folklori bullgar dhe e thyer përmes prizmit muzikor të Ivan Shopov dhe këngëtarëve të talentuar popullorë nga “Avigeja”. Gërshetimi i tingëllimit elektronik dhe këngës popullore “Dielli po dridhet për të perënduar” jo vetëm e plotëson, por e shoqëron historinë fund e krye.

“Por animacioni dhe muzika atraktive janë  një mënyrë interesante dhe tërheqëse për të popullarizuar  qëndismën tradicionale. Për më tepër, se Ivan Shopov bën një lexim interesant. Kjo është disi më afër nesh tani si gjeneratë sesa leximi klasik” - është kategorike piktorja.


Tashmë është gati traileri i filmit, të cilin Sillvija e krijoi me ndihmën e animatorit frame2std dhe me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës, ndërsa versioni përfundimtar, që promovon muzikën popullore dhe bukurinë e qëndisjes bullgare, do të shfaqet në fund të verës.

“Duam të tregojmë se qëndisja nuk është vetëm forma e stilizuar e luleve dhe figurave të ndryshme, por sjell origjinalitetin tonë. Qëndisja është një kod kaq unik saqë me formën e saj të thjeshtë na provokon që nga një gjë e thjesht të krijojmë  diçka më e përsosur. Ne studiuam se cili simbol çfarë informacioni mbart dhe e treguam historinë në këtë mënyrë të stilizuar. Figurat duken paksa si origami, por historia do të zhvillohet në mënyrë vizuale  dhe në fund do të duket si e qëndisur. Dhe shpresoj që vërtet të ketë një lexim të qartë dhe që njerëzit ta perceptojnë së bashku me kodin e muzikës” - thotë Sillvija Vlladimirova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD