Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Taraklia ende mbajnë kostumet e tyre kombëtare

10
Tatjana Nekit
Foto: arkiv personal

Muzeu i Trashëgimisë Kulturore në Taraklia prezanton tre ekspozita me kostume popullore bullgare në dhjetë ditët e fundit të majit.“ Enë bullgare të gatimit dhe sende të tjera shtëpiake janë të prezantuara gjerësisht tek ne, në ndryshim nga veshjet popullore. Prandaj vendosëm që tu kushtojmë ekspozitën tonë të re atyre”, tregoi përpara Radio Bullgarisë Tatjana Nekit, drejtoreshë e muzeut. Në njërën ekspozitë mund të shikohet një koleksion prej 90 modeleve të pikturuara të veshjeve popullore autentike - burrash dhe grash, që ka dalë nga shtypi gjatë vitit 1950 dhe ofruar muzeut privat të Petër  Kostin. E dyta prezanton konkursin “Rilindja Popullore - kostume popullore bullgare”, organizuar gjatë vitit 2018. Që të përfshihen në të, njerëzit që dëshirojnë duhet të dërgojnë në muze fotografi të tyre ku janë veshur më kostume popullore. Ekspozita e tretë është më e vlefshmja dhe përmban veshje popullore autentike të bullgarëve nga Moldavia. Më e vjetra prej tyre është nga viti 1958. Eksponatet janë të vendosura pas vitrinave, në mënyrë që të mos të preken nga vizitorët, tregon Tatjana Nekit. Ajo sqaron se veshjet popullore të bullgarëve në fshatrat e ndryshme të Besarabisë kanë specifikat e veta, për shembull:


“Në qytetin Tvërdica dominon ngjyra e verdhe, kurse tek ne ngjyra e kuqe. Rrënjët tona janë më të afërta me krahinën e Sofjes, prandaj na quajnë shop-tarakli. Të parët tanë e lanë Bullgarinë gjatë robërisë turke dhe atë që sollën e ruajtën - jetën, kulturën, fenë, gjuhën, traditat, folklorin.

Tatjana Nekit është e bindur se kostumet popullore të paraqitura në ekspozita do t'u japin shumë ide të reja rrobaqepësve vendas.Sqaron se deri më sot nëpër festa për vallen në mejdan, bullgarët e Taraklisë detyrimisht veshin kostume popullore bullgare, dhe të rinjtë, dhe të moshuarit”. Disa preferojnë veshje më moderne, disa të tjerë më autentike. Diçka më tepër, më të moshuarit akoma mbajnë rrobe autentike në ditët e tyre të përditshme. Ajo thekson se kjo dëshirë për të theksuar përkatësinë etnike përmes veshjeve nuk është diçka e re që është shfaqur që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik:


“Gjyshja dhe gjyshi im mbanin rroba të tilla në vitet 80 të shekullit të njëzetë, në kohën sovjetike.Gjyshja ime ende vesh rroba të tilla. Po, kishte dhe veshje më moderne popullore por ato i vishnin vetëm aktorët në teatër, kurse valltarët dhe muzikantët i vishnin nëpër festa. Dhe tani shoh shumë shpesh në ditën e Shën Llazarit, në ditën e Shën Gjergjit, njerëz që qepin posaçërisht për festa për të dalë me kostume popullore bullgare”.

Një kostum popullor shndërron me gjithë shkëlqimin e vet në valle. Të rinjtë nga Taraklia pëlqejnë të luajnë valle popullore bullgare, kurse që të mund ti mësojnë disa prej tyre shkojnë posaçërisht deri në Bullgari, tregon Tatjana Nekit. “Këtu kemi një ansambël legjendar -“Rodolubie”/ Patriotizëm/. Kemi dhe shumë grupe të vallëzimit, të cilët mësojnë fëmijët në moshën nga 6 deri më 7 vjet të luajnë valle. Dhe në kohën e festave të rinjtë duan që të luajnë valle popullore bullgare. “

Sot Muzeu i Trashëgimisë Kulturore në Taraklia me rigorozitet ruan dhe ndërton lidhje midis bullgarëve besarab dhe mëmëdheut të tyre të lashtëNëpërmjet tezgjahut të ekspozuar, djepit për fëmijë, qilimave dhe sendeve të tjera shtëpiake, vizitorëve u jepet një ide se si kanë jetuar bullgarët në Taraklia në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20, si kanë gatuar bukën, si kanë bluar miellin. Ruan dhe uniforma ushtarake nga lufta e Parë dhe e Dytë botërore, të dhuruara nga Bullgaria.


Tregon për shpërnguljen nga trojet bullgare.“Disa thonë se paraardhësit tanë kanë ikur nga Bullgaria”, thotë Tatjana Nekit, por menjëherë bën kundërshtim:

“Unë them se janë larguar, sepse ata ikin nga vendlindja për të mbajtur dhe ruajtur atë që kemi tani. Besimin tonë, gjuhën tonë, trashëgiminë tonë.Dhe ne e mbajmë atë në muzeun tonë dhe jemi krenarë që jemi pasardhës të një vendi të madh - Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD