Fëmijë të talentuar nga shkolla e Plevenit "Kolorit" u paraqitën shkëlqyeshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Shpirti Bullgar në Tokën e Shenjtë", që u mbajt në Izrael. Aktiviteti bashkon përmes krijimtarisë fëmijët bullgarë që jetojnë në vende dhe kontinente të ndryshme. Pesë nga artistët e rinj në shkollën e Plevenit janë fitues të Çmimit të Madh në grupmosha të ndryshme - Divna Obretenova, Katrin Ilieva, Lilia Jankova, Pavell Simeonov dhe Ralica Savçeva. 35 fëmijë të tjerë u vlerësuan me çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Fëmijë nga 15 vende morën pjesë në edicionin e shtatë në internet të forumit ndërkombëtar të artit nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së qytetit Bat Jam - Zvika Brot, tha për BTA drejtuesja e shkollës në Pleven Maja Ananieva.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Art shkolla "Kolorit"Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..