Fëmijë të talentuar nga shkolla e Plevenit "Kolorit" u paraqitën shkëlqyeshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Shpirti Bullgar në Tokën e Shenjtë", që u mbajt në Izrael. Aktiviteti bashkon përmes krijimtarisë fëmijët bullgarë që jetojnë në vende dhe kontinente të ndryshme. Pesë nga artistët e rinj në shkollën e Plevenit janë fitues të Çmimit të Madh në grupmosha të ndryshme - Divna Obretenova, Katrin Ilieva, Lilia Jankova, Pavell Simeonov dhe Ralica Savçeva. 35 fëmijë të tjerë u vlerësuan me çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Fëmijë nga 15 vende morën pjesë në edicionin e shtatë në internet të forumit ndërkombëtar të artit nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së qytetit Bat Jam - Zvika Brot, tha për BTA drejtuesja e shkollës në Pleven Maja Ananieva.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Art shkolla "Kolorit"Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme..