Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ paraqet historinë e një qengji të vogël të shfaqur me ndihmën e teknikës klasike të animacionit. Subjekti i filmit është pjesërisht i frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grimm "Kësulëkuqja".
Kryetari i jurisë ishte regjisori argjentinas dhe anëtar i Akademisë së Hollivudit, Juan Pablo Saramella. Pas festivalit, Saramella do të mbajë një klasë master në Bullgari për studentët. Këtë vit, programi i festivalit në Sofje përfshiu 120 filma të përzgjedhur nga gjithsej 2700 tituj nga 98 vende.Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..
Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të..